“Shumë bre po tutesh, avokat”

Aktuale

“Shumë bre po tutesh, avokat”

Më: 5 prill 2020 Në ora: 18:09
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka shkruar në lidhje me situatën në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ai ka rrëfyer një rast se si një zyrtar i është drejtuar me fjalët se “shumë po tutesh, avokat”.

“O idiot, nuk po tutna. Lëshoha me parashutë e nuk tutna. Po edhe me u tutë – nuk ka të keqe kurgjo. Trimni me virus a?”, ka shkruar ai.

Shënimi i plotë:

“Shumë bre po tutesh, avokat” – po më thotë një zyrtar gjatë një takimi të punës – kur më pa me dorëza e me maskë.

O idiot, nuk po tutna. Lëshoha me parashutë e nuk tutna.

Po edhe me u tutë – nuk ka të keqe kurgjo.
Trimni me virus a?

Përndryshe, fakt, shumë jam i kujdesshëm.

Për dallim prej shumë herave tjera – me veprimet e mija tani mund t’i rrezikoj edhe tjerët.

Kam përgjegjësi edhe për ty, o papak, edhe për këdo që e takoj. Edhe për gruan time, që ende nuk e ka imunitetin në nivel të duhur.

Popull primitiv, i pamarrur vesh dhe shpirtngushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat