​PDK: Kurti u dorëzua para Beogradit në veri - zëvendësi i tij e shpall të ndarë atë pjesë

Aktuale

​PDK: Kurti u dorëzua para Beogradit në veri - zëvendësi i tij e shpall të ndarë atë pjesë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 19:12
Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dënon deklaratat skandaloze të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe zëvendësit të tij, Haki Abazi për situatën në veri të vendit.

Kryeministri, duke folur kudo e kurdo për gjakderdhjen përmes një diskursi të frikshëm që ka përzgjedhur, po e rëndon edhe më shumë situatën në ditët më të vështira e të frikshme të shqiptarëve në përballje me pandeminë. Ai del me paralajmërime për konflikt, pak ditë pas kërcënimit për vëllavrasje nga bashkëpartiaku i tij, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, thuhet në një komunikatë për media.

Për më tepër, PDK përkujton se në një video-mesazh për konflikt me fjalët ‘do të derdhet gjaku jonë’ dhe duke thënë ruani ‘gjakftohtësinë e mos bini në kurthin e tyre’, kryeministri Kurti po përpiqet që t’i frikësojë qytetarët që të heshtin përpara papërgjegjshmërisë e paaftësisë dhe dështimit të tij për t’i ndalë qindra zyrtarë serbë të futur në veri gjatë ditëve të fundit.

“Jo vetëm kaq, ai u dorëzua edhe para vendimit të Serbisë për të vendosur orën policore në katër komunat e veriut si dhe karantinimin nga Beogradi të dy komunave të veriut. Deklarata e kryeministrit të shkarkuar Kurti për situatë nën kontroll në veri të vendit u tradhtua nga zëvendësi i tij, Haki Abazi, i cili e shpalli veriun të ndarë nga Kosova. Kjo është deklarata e parë dhe do të mbetet e vetme e një zyrtari të lartë të Qeverisë së Kosovës që deklaron se veriu është i ndarë”, thuhet më tej në komunikatë.

PDK konsideron se qeveria e shkarkuar po vazhdon të tallet me qytetarët, dhe veçmas me banorët shqiptarë të ngujuar e të frikësuar në veri të vendit.

Me këtë rast PDK shpreh zotimin e saj se do të angazhohet me tërë kapacitetin e saj politik e institucional për ta ndalë degradimin e mëte jshëm të kësaj qeverie në ikje që po shkon në dëm të shtetit dhe, në veçanti, të pjesës veriore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat