Klinaku: Për një dekadë Kurti kërkoi gjakderdhje në veri, Thaçi, PDK e LDK mbroheshin duke kërkuar qetësi e sovranitet me bisedime

Aktuale

Klinaku: Për një dekadë Kurti kërkoi gjakderdhje në veri, Thaçi, PDK e LDK mbroheshin duke kërkuar qetësi e sovranitet me bisedime

Më: 5 prill 2020 Në ora: 19:44
Avni Klinikau

Avni Klinikau nga Lëvizja për Bashkim deklaroi se përgjatë një dekade Albin Kurti ka kërkuar konflikte e gjakderdhje në veri, ndërsa Hashim Thaçi, PDK e LDK janë mbrojtur duke kërkuar qetësi e shtrirje të sovranitetit me bisedime.

Klinaku tha se tash Kurti po i sulmon këta të fundit se po duan konflikte  e gjakderdhje.

Sipas tij në anën tjetër PDK e LDK po qesin zjarr nga goja, se qeveria nuk po merr masa për ta shtrirë sovranitetin në veri.

Postimi i plotë:

Si u ndërruan rolet në politikën e Kosovës

Për gjatë një dekade Albin Kurti ka kërkuar konflikte e gjakderdhje në veri, ndërsa Hashim Thaçi, PDK e LDK janë mbrojtur duke kërkuar qetësi e shtrirje të sovranitetit me bisedime! Tash Albin Kurti po i sulmon këta të fundit se po duan konflikte e gjakderdhje!!!

Në anën tjetër, PDK e LDK tash po qesin “zjarr nga goja” se qeveria nuk po merr masa për ta shtrirë sovranitetin në veri!!!

Ndryshime të bindjeve, parimeve e politikave varësisht a je në pozitë a në opozitë, nga të dyja anët! Dhe pse? 1) Për të mbetur në pushtet apo për të ardhur në pushtet, dhe 2) Asnjëra palë kurrë nuk e kanë kuptuar drejt kontekstin ndërkombëtar në të cilin ndodhet Kosova, kurrë nuk kanë dashtë ta pranojnë realitetin në veri dhe kurrë nuk janë brengos për gjendjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat