COVID-19, edhe dy pacientë të tjerë në gjendje të rëndë

Aktuale

COVID-19, edhe dy pacientë të tjerë në gjendje të rëndë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 09:53
Ilustrim

Klinika Infektive e QKUK-së njoftoi se edhe dy pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjende të rënduar dhe me respiratorë, ndërsa dy raste janë në mjekim intensiv.

Pesë pacientë të tjerë kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërsa, 40 të tjerë janë në gjendje stabile. Në total, numri i të hospitalizuarve është 55.

Aktualisht po priten rezultatet edhe për dy raste, ndërsa 6 kanë rezultuar negativë pas testimit.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për dy raste vdekjeje të dy pacientëve me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat