Norvegjia i del në ndihmë Kosovës me gjysmë milionë euro për blerjen e respiratorëve

Aktuale

Norvegjia i del në ndihmë Kosovës me gjysmë milionë euro për blerjen e respiratorëve

Më: 6 prill 2020 Në ora: 10:14
Flamuri i Kosovës dhe norvegjez

Ambasada e Norvegjisë në Kosovë ka njoftuar se Norvegjia do ta ndihmojë Kosovën me afro gjysmë milionë euro për blerjen e respiratorëve shkaku i pandemisë së Coronavirusit.

“Norvegjia do të kontribuojë me 5 milion kruna norvegjeze për të ndihmuar në blerjen e respiratorëve të nevojshëm për Kosovën në dritën e shpërthimit të COVID-19. Një falënderim i madh për parterin tonë UNDP Kosova.

Marrëveshja në mes ambasadës norvegjeze dhe UNDP u nënshkrua sot nga zëvendës shefja e misionit tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat