“LDK ra në kungjin e vetë që e kishte përgatitur për Albin Kurtin”, Halil Geci kritikon LDK-në

Aktuale

“LDK ra në kungjin e vetë që e kishte përgatitur për Albin Kurtin”, Halil Geci kritikon LDK-në

Nga: D.RR Më: 6 prill 2020 Në ora: 10:54
Isa Mustafa dhe Agim Veliu

Njëri nga shtatë vëllezërit Geci, Haili, në një postim në Facebook ka kritikuar LDK-në dhe Isa Mustafën, për mocionin e mosbesimit të përgatitur ndaj kryeministrit tash në detyrë, Albin Kurtit.

Geci thotë se kjo është një politikë e LDK-së pa koncept e strategji, ku sipas tij, LDK në hapin e parë ra në grackën e Hashim Thaçit.

“Politika e LDK-s u tregua profitabile vetëm për gjepat e profiterve që u bënë milioner në emër të gjakut të derdhur, prandaj kanë zgjedhur formën e shpëtimit nga ligji, për tu bashkuar kriminelet dhe hajnat, për ta mbrojtur njeri-tjetrin nga drejtësia e nesërme që do ta sillte Qeveria VV-LDK”, ka shkruar ndër tjera Halil Geci

Postimi i tij i plotë:

Politika e LDK-s pa koncept e strategji ,kësaj here në hapin e parë ra në gracken e Hashimit duke e rrezuar qeverin Kurti e vrau veten , por e vrau edhe Kosovën.

LDK ra në Gracken e Grenellit i cili mbanë të fshehtë në brendin e tij ,marrveshjen Vuçiç -Thaçi për shkembimin e teritoreve.

BE-ja me zërin e fortë të Kancelares Merkel dha mesazhin e qart LDK-s duke e kundershtuar rrëzimin e Qeveris Kurti në kohë mortaje duke ja perkujtuar LDK-s se këtu i thonë Evropë ,dhe bisedimet i bënë Evropa.

Kur LDK-ja pa gabimin,varsi i Thaçit Kryetari i LDK-s ISA u mundua ta përmisoi, përmes një deklarat duke u treguar një kurvë e zënë me “tlina”në dorë.

Jo Evropë jo thot ISA edhe me ju kemi thënë,edhe me Ameriken kemi thënë.

Një trukë poshtrues pa koncept e pa dinjitet.

Krejt në fundë LDK ra në kungjin e vetë që e kishte pregatitur për Albinin!Kjo është politika shterrpe e LDK-s që po e dëmton atëdheun.

Politika e LDK-s u trgua profitabile vetem për gjepat e profiterve që u bënë milioner në emer të gjakut të derdhur, prandaj kanë zgjedhur formen e shpëtimit nga ligji,për tu
bashkuar kriminelet dhe hajnat,për ta mbrojtur njeri-tjetrin nga drejtsia e neserme që do ta sillte Qeveria VV-LDK

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat