5 ditë pasi Thaçi i ftoi ta propozojnë emrin e mandatarit për kryeministër, flasin VV-ja

Aktuale

5 ditë pasi Thaçi i ftoi ta propozojnë emrin e mandatarit për kryeministër, flasin VV-ja

Më: 6 prill 2020 Në ora: 12:09
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Më 1 prill, presideni Hashim Thaci përfundoi disa takime me krerë partish që ai i quajti konsultim pas mocionit të mosbesimit, e po atë ditë ftoi partinë fituese që të marrë mandatarin për të provuar sërish për ta krijuar Qeverinë.

Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe kryetar i VV-së, edhe pas takimit me presidentin nuk e pa të rrugës krijimin e një qeverie të re, duke thënë se duhet të shkohet në zgjedhje. Një ditë pas, ai tha se letrës së presidentit do t’i përgjigjen në një kohë të përshtatshme.

Edhe tash, pas pesë ditësh, qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë ftesë është i njëjtë. Ata thonë se do të përgjigjen “në një kohë të përshtatshme”.

“Ashtu sic kemi deklaruar edhe më parë, ne do të përgjigjemi në një kohë të përshtatshme”, ka thënë Manxhuka.

I pyetur se nëse kjo “në një kohë të përshtatshme” nënkupton pasi të përfundojë situate me COVID 19, zëdhënësi i partisë së Kurtit nuk është përgjigjur.

Sidoqoftë, lidhur me këtë situatë nuk është e interpretuar saktësisht nëse ka afate për t’u thirrur një seancë për votim të qeverisë, sic parashihet dyjavëshi në herën e parë.

Nga LDK-ja, ndërkohë, po i bëjnë thirrje Kurtit që të dalë të ballafaqohet në Kuvend, për të parë nëse mund të formojë Qeverinë e re. Duke u përgjigjur lidhur me disa biseda të montuara, Gashi tha se VV-ja duhet të dalë në Kuvend për t’u përballur e jo të merret me “montazha në Facebook”.

Ndryshe, LDK-ja ka shprehur gatishmëri që të krijojë një qeveri nëse këtë gjë nuk arrin ta bëjë VV-ja. Ata e përjashtojnë PDK-në, ndërkohë që me partitë tjera thonë se janë gati për bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat