Ish-agjenti i SHIK-ut paralajmëron trazira në Mitrovicë: Mund të përsëritet marsi i vitit 2004, ja kush po koordinohet

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut paralajmëron trazira në Mitrovicë: Mund të përsëritet marsi i vitit 2004, ja kush po koordinohet

Nga: N.Sh Më: 6 prill 2020 Në ora: 14:55
Pamje nga Mitrovica - trazirat 2004

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka paralajmëruar trazira në veri të Mitrovicës.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me disa komandantë dhe komunista të Titos e Millosheviqit, po tentojnë që në koordinim të plotë me Serbinë të përsërisin marsin e vitit 2004.

Miftari bën kujdes prej atyre që sipas tij e kanë shitur interesin e shtetit të Kosovës dhe kanë miratuar ndarjen e Kosovës para 20 viteve.

Postimi i plotë:

Shërbimet sekrete në skenë.!

Hashim Thaçi me disa komandantë dhe kumunista të Titos e Milloshviçit, që para luftës mezi ngiheshin bukë e sot janë multi_milionerë, para këto jo me djersë, sot po tenton në koordinim të plotë me Beogradin zyrtar ta përsëritin marsin e 2004.

Kujdes ata që e kanë shitur interesin e shtetit të Kosovës dhe kanë ndihmuar e kanë miratuar ndarjen e Kosovës që 20 vite në heshtje duan ti sjellin gjërat para aktit të kryer, Isa Boletin thoshte kur nuk është Shqipëria mirë nuk jam as unë mirë, ndërsa Hashim Thaçi (donte eshtrat e Isës ti len në Shqipëri) moton e ka kur ta kam unë ngushtë bithen time ngushtë ka me i pat punët edhe Kosova (Shqiptarija).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat