BE ndan fonde në vlerë mbi 160 milionë euro për Kosovën në luftimin e koronavirusit

Aktuale

BE ndan fonde në vlerë mbi 160 milionë euro për Kosovën në luftimin e koronavirusit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 15:19
Ilustrim

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova sapo ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Kosovë me asistencë financiare prej 160 milionë eurosh, në luftën kundër Covid-19.

Ajo këtë ua ka bërë të ditur gjatë bisedave dy ditore që ka pasur me Ministren Rozeta Hajdari dhe atë të Financave Besnik Bislimi.

“Më shumë se 160 milionë euro Bashkimi Evropian do të mund të ndaj për Kosovën, në kuadër  të asistencën makrofinanciare. Ato do të ndahen në periudhën prej 2-6 muaj, për sektorin e bujqësisë, sektorinë privat si dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar Apostolova në twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat