​Mustafa thirrje bujqve: Mos pranoni që zyrtarët e MBPZhR-së t’ua plotësojnë aplikacionet

Aktuale

​Mustafa thirrje bujqve: Mos pranoni që zyrtarët e MBPZhR-së t’ua plotësojnë aplikacionet

Nga: A.SH Më: 6 prill 2020 Në ora: 17:49
Besian Mustafa

Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Besian Mustafa, sot ka marrë vendim përmes të cilit ua ndalon të gjithë zyrtarëve të kësaj ministrie në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të marrin pjesë në përgatitjen e aplikacioneve për bujqit që aplikojnë për grante dhe subvencione nga kjo ministri për vitin 2020.

Ai ka thënë se kjo po bëhet për qëllim të ndalimit të konfliktit të interesit dhe keqpërdorimeve si dhe për të rritur transparencën, mbrojtjen e të drejtave të bujqve dhe trajtimin e barabartë të tyre.

Postimi në Facebook:

Thirrje bujqve: mos pranoni që zyrtarët e MBPZhR-së të ju plotësojnë aplikacionet!

Për të ndaluar konfliktin e interesit dhe mundësitë e keqpërdorimeve si dhe për të rritur transparencën, mbrojtjen e të drejtave të bujqve dhe trajtimin e barabartë të tyre, kam nxjerrë sot vendim që u ndalon të gjithë zyrtarëve të MBPZhR-së në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të marrin pjesë në përgatitjen e aplikacioneve, apo pjesëve të aplikacioneve, për bujqit që aplikojnë për grante dhe subvencione nga kjo ministri për vitin 2020.
Të gjithë zyrtarët e MBPZhR-së, tash e tutje, janë të obliguar që të nënshkruajnë deklaratë nën betim për evitim të konfliktit të interesit dhe vet e kam nënshkruar i pari deklaratën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat