Bahtiri i reagon Thaçit: Kam prit se do t’i bënte kallëzim penal Dick Martyt, e jo mua

Aktuale

Bahtiri i reagon Thaçit: Kam prit se do t’i bënte kallëzim penal Dick Martyt, e jo mua

Nga: A.SH Më: 6 prill 2020 Në ora: 18:03
Agim Bahtiri

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deponuar kallëzim penal ndaj Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, pak ditë pasi ky i fundit dha deklarata për vëllavrasje.

Për këtë ka reaguar Agim Bahtiri i cili ka thënë se, ndjehem i befasuar sepse nga Presidenti kam prit se do t’i bënte kallëzim penal Dick Martyt, e jo mua. Pavarësisht kësaj, unë asnjëherë në jetën time nuk kam kërcënuar askënd personalisht, e aq më pak familjen e askujt.

Reagimi i plotë:

Jam i befasuar me veprimin e bërë presidenti Thaçi, pasi që unë kam prit se ai do t’i bënte kallëzim penal Dick Martyt, e jo mua. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam kërcënuar askënd personalisht, e aq më pak familjen e askujt. Unë jam i gatshëm 24 orë në ditë që t’i jepi sqarime organeve të drejtësisë, pavarësisht se një herë veçse kam dhënë deklaratë. Megjithatë, kushdo që dëshiron informacione shtesë për këtë çështje mundet ta kontaktoj avokatin tim, Tomë Gashi.

Pavarësisht kësaj, unë po vazhdoj angazhimin e tim të pandërprerë për t'ju qendruar pranë qytetarëve të Mitrovicës në këtë kohë të vështirë që po kalon bota me pandeminë e koronavirusit COVID-19. Gjithë angazhimi im do të jetë i fokusuar në lehtësimin e jetesës së qytetarëve, ndërsa atyre që merren me ndryshim të kontekstit të deklaratave të mia, ju them që është më mirë që këtë energji negative ta shndërroni në energji pozitive për Kosovën.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat