Danush Ademi: Kryeministër kthene kokën kah skamnorët nuk është momenti i karrigave

Aktuale

Danush Ademi: Kryeministër kthene kokën kah skamnorët nuk është momenti i karrigave

Nga: A.SH Më: 6 prill 2020 Në ora: 18:22
Danush Ademi

Danush Ademi nga PDAK ka thënë se në këtë kohë pandemie është mirë që të punojmë dhe veprojmë së bashku.

Ai kërkën nga Qeveria e Kosovës që së paku duhet të ndihmoj me nga 200€ çdo familje që jeton pa asnjë të ardhur mujore, përcjell "Bota sot".

Ai ka thënë se, përderisa e gjitha bota po lufton në mbrojtjen e shëndetit nga COVID-19 në mesin e tyre edhe Republika e Kosovës, përkundër të gjitha përpjekjeve tona të përbashkëta si shoqëri kemi ngritur një përmirësim të lehtë, por kategoria e cila na shqetëson të gjithëve është ajo e cila jeton pa asnjë të ardhur e në mesin e tyre keni mijëra familje kosovare dhe të komunitetit Ashkali, komunitet ky të cilin e përfaqësoj dhe ndjej obligim moral dhe politik më të madhë për të ngritur shqetësimin e tyre.

“Andaj duke falënderuar të gjitha Institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare për nismat,angazhimin,dhe përkrahjen e tyre të deritanishme,mendoj që Qeveria e vendit tani duhet ti kthej syt ndaj kategorisë që jeton pa asnjë të ardhur në muaj,ata aktualisht kanë mbetur në mëshirën e Zotit dhe bëmirësve dhe pa asnjë përkrahje Institucionale”, shprehet Danushi.

Me tej, ai propozon që në këtë kohë pandemie së paku të përkrahet secila familje pa të ardhura mujore me nga 200€ si shenjë solidarizimi dhe nevoje përshkak masave të ndërmarrura në kufizimin e lëvizjes,masa këto që e kanë efektin e tyre në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë ,por edhe pasojat e saja pasi që tani më kemi izoluar mijëra familje në pamundësi për të nxjerr edhe bukën e gojës.

“Besoj bindshëm që kjo kërkesë dhe ky propozim do të trokas në ndërgjegjëjen e Qeverisë së vendit që sa do pak të përmirësoj gjendjen e jetës edhe për ato familje kosovare që jetojn pa asnjë të ardhur finaciare”, përfundon Danushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat