Zëdhënësi i Qeverisë: Kryeministri Kurti ka telefonuar familjarët e dy viktimave për t’u shprehur ngushëllime

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë: Kryeministri Kurti ka telefonuar familjarët e dy viktimave për t’u shprehur ngushëllime

Nga: N. H Më: 6 prill 2020 Në ora: 18:28
Përparim Kryeziu dhe Albin Kurti

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë, ka treguar se kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka telefonuar gjatë ditës familjarët e dy viktimave të shënuara sot nga virusi Corona për t’u shprehur ngushëllimet më të sinqerta.

Kryeziu thotë se të gjithë, së bashku, ndajnë dhimbjen me familjet e S.N. nga Prishtina dhe atë të N.R. nga Prizreni.

Ja shkrimi i tij:

Sot gjatë ditës, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka telefonuar familjarët e dy viktimave të shënuara sot nga virusi Corona për t’u shprehur ngushëllimet më të sinqerta.

Ne të gjithë, së bashku, ndajmë dhimbjen me familjet e S.N. nga Prishtina dhe atë të N.R. nga Prizreni. Ky lajm i hidhur, le të jetë thirrje më e zëshme për disiplinë dhe respektim të këshillave të ekspertëve shëndetësor. Këto këshilla janë në të mirë të secilit prej nesh, atyre për rreth nesh dhe shëndetit publik të përbashkët.

Asnjëri nga ne nuk jemi imun ndaj virusit Corona, andaj edhe të gjithëve na takon përgjegjësia që ta ndalojmë përhapjen e tij. Ju lutemi rrini në shtëpi, mbani distancën e rekomanduar dhe kujdesuni për higjienën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat