Hashim Thaçi jep detaje nga biseda që kishte me Albin Kurtin

Aktuale

Hashim Thaçi jep detaje nga biseda që kishte me Albin Kurtin

Më: 6 prill 2020 Në ora: 22:57
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi, ka thënë se është e vërtetë që i ka thënë kryeministrit Kurti ‘të shkojmë në Washington dhe ta heqim qafe Serbinë’.

“Është e vërtetë që në takimin që kam zhvilluar me kryeministrin në ikje, Albin Kurti, i kam thënë shumë qartë, vetëm SHBA janë ato që kanë fuqi të mbyllin një konflikt një shekullor, e kam ftuar të punojmë së bashku, të shkojmë bashkarisht në Washington”, ka thënë Thaçi në emisionin Open.

Po ashtu, ai tha se Kurti dhe emisari për dialog nga BE, Miroslav Lajčák, i takojnë familjes së njëjtë politike.

Thaçi tha se nuk egziston asnjë plan i gatshëm me Serbinë.

“Nuk egziston asnjë plan i gatshëm, as në tavolinë, as mbi tavolinë, as majtas, as djathas dhe as sekret”, ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat