Ja kush dështoi për ta mbajtur Malishevën në karantinë?

Aktuale

Ja kush dështoi për ta mbajtur Malishevën në karantinë?

Më: 6 prill 2020 Në ora: 23:11
Foto

Janë bërë më shumë se tri javë që komuna e Malishevës është futur në karantinë, pas paraqitjes së rasteve të para me virusin korona.

Në secilën hyrje-dalje të kësaj komunë, janë vendosur zyrtarët policor të cilët e kanë për detyrë të ndalojnë çdo lëvizje të qytetarëve. Por sot, banorët e fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit janë alarmuar nga autoritetet policore se gjatë së premtes në këtë fshat kanë tregtuar dy persona nga Malisheva të cilët më pas kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë kemi një dështim të policisë sa i përket COVID-19. Krerët e policisë do të duhej të nisnin menjëherë hetimet ndaj zyrtarëve policor që lejuan banorët e Malishevës të dalin nga territori i tyre për të tregtuar në një komunë tjetër.

Disa qytetarë kanë njoftuar redaksinë e IndeksOnline se hyrja dhe dalja nga territori i Malishevës nuk është e vështirë, pasi që shpesh herë zyrtarët policor nuk i kontrollojnë ata. Ndryshe sot numri i të infektuarve me virusin korona në këtë komunë ka arritur në 61.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat