Lajmi i fundit: Nuk do të mbyllen barnatoret dhe as furrat në Malishevë

Aktuale

Lajmi i fundit: Nuk do të mbyllen barnatoret dhe as furrat në Malishevë

Nga: N. H Më: 7 prill 2020 Në ora: 00:00
Ragip Begaj

Komuna e Malishevë përmes një kumtese, njofton se të gjitha barnatoret, furrat dhe dyqanet apo marketet ushqimore do të punojnë në Malishevë.

Ky reagim vije, pasi në media ka qarkulluar lajmi se kinse nesër do të mbyllen të gjitha dyqanet dhe barnatoret. 

Ja njoftimi:

Të nderuar qytetarë dhe ju medie të nderuara,

Në njërin prej medieve, përkatësisht në një ueb faqe të një televizioni, ka rrjedhë një informacion i gabuar, të cilin e kanë marrë shumica e medieve elektronike, se “sipas kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, nesër do të mbyllen të gjitha dyqanet dhe barnatoret”, por kjo nuk qëndron, pasi është lëshim i autorit të shkrimit.

Të gjitha barnatoret, furrat dhe dyqanet apo marketet ushqimore do të punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat