A ka qenë Haradinaj pjesë e lobit serbo-rus?

Aktuale

A ka qenë Haradinaj pjesë e lobit serbo-rus?

Më: 7 prill 2020 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Anëtari i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, është përfshirë në një debat të madh me shume gazetarë e politikanë të partive të tjera, duke i akuzuar si pro-serbë e pro-rusë.

Së fundmi, ai në këtë grup ka futur edhe Ramush Haradinajn, duke thënë se i përket të njëjtit grup.

Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, duke thënë se është e turpshme atë që po e thotë Feraj.

Ai ka thënë se shumë njerëz e thonë që Ramush Haradinaj është Adem Jashari i gjallë, ndërkohë që Feraj akuzon kaq ulët.“Shpesh herë tjerët e kanë thënë se Ramush Haradinaj është Adem Jashari i gjallë.

Këtë e kanë thënë për faktin se nuk u kursye as vet e as familja e tij. Çohet një profesor që së paku për etik të profesorit do të duhej të ishte më i përmbajtur, Hysamedin Feraj i Vetëvendosjes thotë se Ramush Haradinaj na qenka pjesë e lobit serbo-rus. Po, po! Ramush Haradinaj na qenka pro rus e pro serb. Marrja rëndoftë mbi ju”, ka shkruar Syla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat