Djali i gruas nga Korisha që vdiq dje, kërcënon mjekun: Ajo s’kishte coronavirus, do ta hedhë repartin në erë

Aktuale

Djali i gruas nga Korisha që vdiq dje, kërcënon mjekun: Ajo s’kishte coronavirus, do ta hedhë repartin në erë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 11:04
Korishë

Mëngjesin e ditës së djeshme, një grua nuk arriti të fitojë betejën me coronavirusin, duke humbur jetën në QKUK. Mirëpo familja vazhdon të mos pajtohet se ajo vdiq nga coronavirusi, e madje kanë kërcënuar shefin e Repartit të Pulmologjisë në Spitalin e Prizrenit.

Sic mësohet djali i N.R e ka thirrur në telefon shefin e këtij reparti, duke iu drejtuar me fjalët “do ta hedhë repartin në erë” pasi, sipas tij, nëna e tij nuk kishte coronavirus dhe “nuk kishte nevojë të dërgohej në QKUK”.

Rasti është denoncuar në Polici nga vetë mjeku, i cili ka thënë se si shef reparti i ka plotësuar raportet e nevojshme për ta dërguar pacienten në QKUK.

Ndërkohë, se kishte pakënaqësi nga familjarët, e kishin konfirmuar dje edhe dy mjekë në një konferencë për media. Ata thanë se pacientja i kishte pasur të gjitha simptomat për t’u dërguar si e dyshuar për në QKUK, ku edhe bëhen analizat për COVID 19.

Sidoqoftë, fshati nga vjen familja e të ndjerës tani ndodhet në karantinë. Korisha u fut në karantinë që nga dita kur N.R u konfirmuar me coronavirus.

Ndryshe, në Kosovë dje u regjistruan dy të vdekur nga COVID 19, duke cuar në 3 numrin e personave që kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat