‘Muaji prill, vendimtar për daljen nga kriza e pandemisë’

Aktuale

‘Muaji prill, vendimtar për daljen nga kriza e pandemisë’

Më: 7 prill 2020 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se prilli është muaji vendimtar për çështjen e pandemisë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se institucionet e Kosovës, janë të përkushtuar maksimalisht me çështjen e pandemisë.

Kurti i bëri këto komente në një konferencë për media gjatë një vizite në komunën e Gjilanit.

“Jemi të përkushtuar me punë që ta ndalojmë hovin e koronavirusit. Puna edhe më madhe duhet të vazhdoj në muajin prill. Muaji prill është vendimtar për daljen nga kriza”, tha Kurti.

Ai paralajmëroi se qeveria sot do të zhvillojë një mbledhje online ku do të diskutojë për masat tjera ndaj kësaj situate.

Më 23 mars, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin ta shpallë të pavlefshëm.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 165 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 24 pacientët që janë shëruar. Tre persona kanë vdekur.

Nga radhët e komunitetit serb, janë infektuar 33 persona, ndërsa një ka vdekur.

Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat