Haradinaj kundër Lajçakut, thotë se ai dhe AAK-ja janë me emisarët amerikanë

Aktuale

Haradinaj kundër Lajçakut, thotë se ai dhe AAK-ja janë me emisarët amerikanë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 11:55
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfaqur mosbesim ndaj Miroslav Lajçak.

Miroslav Lajçak është emëruar si përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Emërimi i Lajçakut nuk i ka pëlqyer aspak ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka lënë të nënkuptohet që është kundër emërimit të Lajçakut, përderisa ai dhe partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përkrahin të ngarkuarit e Amerikës për Ballkanin dhe Kosovën.

“I besojmë me jetë institucioneve të sigurisë nacionale të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj ndër të tjerash.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Unë dhe familja ime, edhe ajo politike, jemi me Amerikën;

Jemi me të ngarkuarit e Amerikës për Ballkanin dhe Kosovën;

I besojmë me jetë institucioneve të sigurisë nacionale të Amerikës!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat