Këto janë gjobat për personat që nuk respektojnë urdhrat për parandalimin e koronavirusit

Aktuale

Këto janë gjobat për personat që nuk respektojnë urdhrat për parandalimin e koronavirusit

Nga: G.B Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:33
Ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur gjobat për personat që nuk respektojnë urdhëresat për parandalimin e shpërndarjes së virusit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë 1000-2000€ - për person fizik dhe 3000-8000€ - për person juridik.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim:

1000-2000€ - për person fizik;

3000-8000€ - për person juridik;

Kohë për vërejtje, diskutim e mirëkuptim, nuk ka!

Zbatoni masat!

#rriNshpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat