​Mësimi online, MASHTI ka një njoftim

Aktuale

​Mësimi online, MASHTI ka një njoftim

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Siç është bërë e ditur, transmetimi i video-ligjëratave për mësimin në distancë, në Radio Televizionin e Kosovës, është duke u realizuar çdo ditë pune (nga e hëna deri të premten) përmes orarit të fiksuar i cili është i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Duke marrë parasysh faktin se transmetimi i video-ligjëratave sipas këtij orari mund të përkojë me ndonjë ditë që është e përcaktuar si festë zyrtare në Republikën e Kosovës, MAShTI sqaron se pavarësisht kësaj, video-ligjëratat do të transmetohen sipas orarit të fiksuar, pra edhe gjatë ditës së festës zyrtare.

Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festave, MAShTI ju bën me dije se video-ligjëratat e transmetuara gjatë ditës së festës do të ri-transmetohen në RTK 4 ditën e shtunë të po asaj jave kur është festa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat