Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se në këtë komunë nuk ka të prekur me koronavirus dhe se njoftimi i sotëm se një person ka rezultuar pozitiv nga kjo komunë është i pasaktë dhe është bërë një gabim teknik, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për të gjitha informacionet rreth testimeve që po bëhen nga IKShP-ja, qytetarët e Mitrovicës do të njoftohen me kohë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Njoftimi i dhënë se një person nga Mitrovica sot ka rezultuar pozitiv me koronavirusin COVID-19 është i pasaktë, sepse ka qenë një gabim teknik prej Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Pra, asnjë person deri më sot nuk ka dalë pozitiv me COVID-19. Për të gjitha informacionet rreth testimeve që po bëhen nga IKShP-ja, qytetarët e Mitrovicës do të njoftohen me kohë.
AB.