COVID-19/Ambasada amerikane vlerëson qytetarët e Kosovës që po sillen me përgjegjësi dhe po tregojnë kujdes

Aktuale

COVID-19/Ambasada amerikane vlerëson qytetarët e Kosovës që po sillen me përgjegjësi dhe po tregojnë kujdes

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:40
Foto e publikuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit ka falënderuar dhe përshëndetur punën e çdo mjeku, infermieri e të tjerëve që janë në shërbim të mjekësisë.

“Vullnetarëve, kontribuuesve të tjerë publik e privat, si dhe udhëheqjen e tyre për qëndrimin në front kundër COVID-19”, thuhet tutje në publikimin e Ambasadës.

Gjithashtu nga kjo ambasadë janë vlerësuar lartë qytetarët e Kosovës të cilët po sillen me përgjegjësi, po veprojnë me bujari dhe po tregojnë kujdes për të mirën dhe mbijetesën e secilit, në këtë kohë të vështirë.

Image
Foto e publikuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Ne e dimë se nuk ka qenë e lehtë, por ne jemi të gjithë së bashku në këtë. Qëndroni në shtëpi, pastroni duart, mbani distancë, ndihmoni njëri-tjetrin”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat