Apel nga drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës: Veturat që dalin në qarkullim duhet të jenë të siguruara

Aktuale

Apel nga drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës: Veturat që dalin në qarkullim duhet të jenë të siguruara

Më: 7 prill 2020 Në ora: 18:20
Sami Mazreku

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, tha se pas ndyshimit të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve me 27 mars, është vërejtur fluks më i madh i veturave në qarkullim, dhe shqetësues është fakti se a janë të siguruara të gjitha automjetet apo jo në këtë kohë pandemie.

Për këtë çështje, thotë më tej drejtori Mazreku, i jemi drejtuar MPB-së, dhe apelojmë që të gjithë ata klientë që dalin në qarkullim duhet të sigurojnë automjetet e tyre.

Drejtori Mazreku për TV Prizreni tregon edhe për sfidat që janë të pranishme në kohën e pandemisë në Qendrat e Sigurimeve, ku janë të përfshirë rreth 5 mijë të puënsuar në nivel vendi në mënyrë direkte dhe atë indirekte.

Ndryshe, të gjitha kompanitë e sigurimeve janë te hapura në gjithë vendin, theksoi në fund drejtori Mazreku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat