Gati plani për qeverinë e re, ja kur do të bëhet

Aktuale

Gati plani për qeverinë e re, ja kur do të bëhet

Më: 7 prill 2020 Në ora: 19:26
Haradinaj, Mustafa dhe Limaj

Mesi i muajit maj pritet ti jap fund izolimit nga koronavirusi në Kosovë, e me këtë edhe të formohen institucionet e reja qeverisëse.

Media ka mësuar se me largimin e masave që kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe aktivitetet publike në vend, do të filloi procesi i krijimit të qeverisë së re të Kosovës.

Hisen më të madhe në ekzekutiv pritet ta ketë Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa partner të saj në koalicion do të jenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate.

Kështu, siç merr vesh media, AAK do të ketë 3 ministri, NISMA 2 ndërsa pjesa tjetër do ti takoi LDK-së.

Ky koalicion pritet të ketë mbështetje edhe nga një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës me çka edhe do të arrihen numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat