Vjosa Osmani: Agim Veliu refuzoi të futet në garë në zgjedhje, pastaj u bë zëri kryesor për koalicion

Aktuale

Vjosa Osmani: Agim Veliu refuzoi të futet në garë në zgjedhje, pastaj u bë zëri kryesor për koalicion

Nga: G.B Më: 7 prill 2020 Në ora: 20:32
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka thënë se Agim Veliu kishte refuzuar të futej në garë për zgjedhjet e 6 tetorit, derisa më pas u bë zëri kryesor në koalicion, përcjell Bota sot.

"Agim Veliu refuzoi që të garonte në zgjedhjet e 6 tetorit, edhe pse ishte propozuar që kryetarët e komunave të futen në zgjedhje, që t'i ndihmojnë partë. Ndërsa më pas, ai u bë zëri kryesor për koalicion. Ne mblidheshim, por ai jepte deklarata para se të bëhej mbledhja", ka thënë Osmani në emisionin Desku.

Osmani ka thënë se deklaratat e tij vazhdimisht kanë qenë se qeveria nuk do të ketë jetë të gjatë, derisa i kam thënë se nëse ai nuk beson në koalicion, ka të tjerë që e bëjnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat