Vjosa Osmani “godet” fort Agim Veliun: Le të ma tregojnë derën edhe e shohim kush po del i pari - tregon nëse do largohet nga LDK

Aktuale

Vjosa Osmani “godet” fort Agim Veliun: Le të ma tregojnë derën edhe e shohim kush po del i pari - tregon nëse do largohet nga LDK

Nga: G.B Më: 7 prill 2020 Në ora: 20:39
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh nënkryetare e LDK-së, ka thënë se nuk do të hynte në listën garuese me LDK-në, nëse kjo parti do të kërkonte të bënte koalicion me partitë e PAN-it.

Osmani ishte e prerë se vijat e kuqe i ka për të gjitha partitë që e kanë zhvatur Kosovën.

“Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyjë asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje”, theksoi Osmani.

Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së, tha se ngutia e partisë së saj për të proceduar me mocionin e mosbesimit të Qeverisë nuk mund të arsyetohet me dialogun si argument.

Ajo tha se tarifa tashmë nuk ekziston, por ka trajtim të barabartë në aspektin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë pikë, Osmani tha se është dashur të jetë zë i përbashkët i partnerëve qeveritarë.

“Kur ne dhe VV ishim bashkë në opozitë, dhe kur i dërgonim bashkë letrat, kishin më shumë efekt. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Francën dhe Gjermaninë. U bë thirrja nga shtetet e BE-së që të mbahet qeveria funksionale. Por, çka ndodhi më vonë, ishte një keqpërdorim i plotë i një deklarate të SHBA-së, e cila thjesht e përshëndeste vendimin tonë si Kuvend për thirrje të seancës. E përkthyen si përkrahje për një votë pro mocionit. SHBA-ja kurrë s’ka kërkuar të votohet pro mocionit, kurse shtetet e BE-së e kanë bërë të qartë që të mos votohet mocioni ose të shtyhet. Pse nuk ishte e mjaftueshme një thirrje e tillë, unë s’e kuptoj. Sepse në kohën kur Kosova ballafaqohej me rrezikun e ndryshimit të kufijve, dhe humbjes më të madhe që LDK-ja do të pësonte, jo në vota, por në aspektin e projektit të saj ‘Kosova shtet i pavarur sovran dhe në kufijtë aktualë’, kush ishte personi që mbronte kufijtë tanë? Ishte kanelarja Merkel! Pse tani zëri i saj u bë tejet i parëndësishëm?”, pyeti Osmani.

Ajo tha se ka shumë gjëra për të cilat në këtë moment, për shkak të konfidencialitetit s’mund t’i thotë, por tha se “do të dalin në shesh dezinformatat që i janë dërguar SHBA-së nga një rrjet i organizuar nëpër parti politike”.

“Do të dalin edhe qëllimet e vërteta të njerëzve prapa krejt kësaj situate. Do të dalë edhe e vërteta që këtë qëndrim që e mbaj, s’e mbaj për vota, por unë, mes reputacionit dhe mes pozitës partiake dhe ndërgjegjes sime, gjithnjë e kam zgjedhur ndërgjegjen. Shpresoj që këtë ta kuptojë secili”, u shpreh ajo.

Ajo thotë se përkrahja e Gjermanisë dhe e SHBA-së është për popullin e Kosovës, jo për liderë të caktuar.

“Fakti se është injoruar demarshi i Francës dhe i Gjermanisë ndaj LDK-së, nuk është pritur mirë nga këto dy vende. Natyrisht se ata punojnë me secilën qeveri”, tha Osmani.

Për periudhën pas mocionit, Osmani tha se këto çështje do të përfundojnë në Kushtetuese.

***

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, u ka dërguar “selame” atyre që ia tregojnë derën për të dalur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke aluduar në disa nga figurat e larta të kësaj partie.

Osmani ka thënë le ta provojnë t’ia tregojnë derën dhe do e shohin kush do del i pari.

“Kanë tentuar të ma tregojnë derën. Le të provojnë të ma tregojnë derën dhe e shohim kush do del i pari”, ka thënë Osmani.

Në një intervistë për Desk, Osmani ka thënë se Agim Veliu ka kundërshtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, thotë se vetë Veliu ka potencuar në mbledhje të ndryshme para koalicionit, se ky koalicion me VV-në do të jetë i shkurtër.

“Njerëzit që kishin punuar vazhdimisht kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, si zotëri Veliu dhe pa pasur asnjë votë qytetare, befasisht bëhen pjesë kryesore e vendimarrjen në negociata. Në shumë mbledhje të Kryesisë para lidhjes së koalicionit, Agim Veliu ka thënë se ky koalicion do të jetë i shkurtër”, ka thënë Osmani.

***

Nënkryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka hedhur kritika ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Në një intervistë për Desk, Osmani ka thënë se Veliu ka kundërshtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, thotë se vetë Veliu ka potencuar në mbledhje të ndryshme para koalicionit, se ky koalicion me VV-në do të jetë i shkurtër.

“Njerëzit që kishin punuar vazhdimisht kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, si zotëri Veliu dhe pa pasur asnjë votë qytetare, befasisht bëhen pjesë kryesore e vendimarrjen në negociata. Në shumë mbledhje të Kryesisë para lidhjes së koalicionit, Agim Veliu ka thënë se ky koalicion do të jetë i shkurtër”, ka thënë Osmani.

***

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar shkarkimin e ministrit Agim Veliu.

Në emisionin Desku ajo ka thënë se nuk ka qenë koha e duhur shkarkimi i Veliut në këtë gjendje, për shkak të pandemisë, por që mendon që ai nuk do të duhej të ishte ministër në këtë qeveri, në të cilën ai nuk ka besuar.

Vjosa Osmani: Agim Veliu refuzoi të futet në garë në zgjedhje, pastaj u bë zëri kryesor për koalicion

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka thënë se Agim Veliu kishte refuzuar të futej në garë për zgjedhjet e 6 tetorit, derisa më pas u bë zëri kryesor në koalicion, përcjell Bota sot.

"Agim Veliu refuzoi që të garonte në zgjedhjet e 6 tetorit, edhe pse ishte propozuar që kryetarët e komunave të futen në zgjedhje, që t'i ndihmojnë partë. Ndërsa më pas, ai u bë zëri kryesor për koalicion. Ne mblidheshim, por ai jepte deklarata para se të bëhej mbledhja", ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se deklaratat e tij vazhdimisht kanë qenë se qeveria nuk do të ketë jetë të gjatë, derisa i kam thënë se nëse ai nuk beson në koalicion, ka të tjerë që e bëjnë atë.

Vjosa Osmani flet për prapaskenat që çuan në rrëzimin e qeverisë Kurti

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e ka quajtur si vendim të papërgjegjshëm, mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Në një intervistë për emisionin “Desk” ajo ka thënë se nuk kanë mundur të bashkpunojnë me partitë tjera, përveç Vetëvendosjes, për shkak që sipas saj, partitë e tjera kanë bërë vjedhje dhe zhvatje të shtetit për përfitime politike.

“Përveç që s’jam pajtuar me mocionin për rrëzimin e qeverisë, për mendimin tim ka qenë vendim i papërgjegjshëm. Ne e kemi bërë të qartë se qeveria e ndryshimit bëhet vetëm mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, për shkak se partitë tjera, tashmë kishin bërë skandale e skandale, për përfitime personale, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat