Këto janë raportet e Qeverisë Kurti me me SHBA-në

Aktuale

Këto janë raportet e Qeverisë Kurti me me SHBA-në

Më: 7 prill 2020 Në ora: 21:14
Qeveria Kurti

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, thotë se Qeveria Kurti ka raporte shumë të mira me SHBA-në.

“Qeveria Kurti ka raport shumë të mirë me SHBA-në, për arsye se ne i konsiderojmë faktorin më të rëndësishëm të jashtëm ndërkombëtar sa i përket shtetndërtimit”, tha Konjufca.

Sipas tij Qeveria Kurti nuk e ka marrë asnjë vendim kundër SHBA-ve.

Më tej ai foli edhe për mocionin e mosbesimit, i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“LDK kurrë nuk ka qenë e kënaqur me atë që ka dalë më 6 tetor. Prej vështirësive me kriju koalicionin e deri te ajo që ata u kapën te kryeparlamentari dhe unë e bëra kompromision e nevojshëm”, tha më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat