A po priste në rend për librin e nënkryetarit të PDK-së, deputeti i VV-së

Aktuale

A po priste në rend për librin e nënkryetarit të PDK-së, deputeti i VV-së

Më: 7 prill 2020 Në ora: 23:13
Foto

Dimal Basha, është një deputet i ri nga Lëvizja Vetëvendosje. Në legjislaturën e parë si deputet, ai është munduar të tregojë jo pak vetën, pasi në disa seanca ka marrë fjalën.

Megjithatë ai do mbahet në mend, për fjalën në seancën e jashtëzakonshme për taksën 100 përqind, ku tregoi një anekdotë me çobanin dhe delet.

“A e dini atë meselenë kur rrenë çobani tu e thirr katundin që ujku ia ha delet, shkuan katundi i madh e i vogël me këqyrë, kur e panë rrejti çobani. Herën e dytë bërtiste se një mend ujku ia kishte hangër delet por nuk i zuri kush besë dhe nuk livriti kush prej vendit. Mua po më qeshet kur po ndi ankesat e juaja vraponi se delet. Ngoni mirë, juve jo delet por edhe çobanin me ua hanger nuk iu beson më askush qysh keni rrejt qe 20 vjet”, kishte thënë ai.

Por siç duket deputeti i ri i VV-së ka miqësi të mirë edhe me zyrtarë të lartë të PDK-së.

Një foto që ka publikuar nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, nga një aktivitet i dikurshëm kur kishte përuruar një libër të tij në New York, prezent kishte qenë edhe Basha, i cili ka jetuar në një kohë në SHBA.

Nuk dihet nëse Basha ka marrë librin e Hoxhajt, por ai shihet afër Hoxhajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat