Hamza: Militantët e partive po emërohen në borde në kundërshtim me ligjin

Aktuale

Hamza: Militantët e partive po emërohen në borde në kundërshtim me ligjin

Më: 7 prill 2020 Në ora: 23:21
Bedri Hamza

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në emisionin Pressing, ka thënë se është shqetësuese çështja e emërimit të militantëve partiakë në borde nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Hamza tha se veprime të tilla po bëhen në kundërshtim me ligjin.

“Është shqetësuese emërimi i militantëve partiakë në borde. Nuk ka të drejtë të emërohet kështu haptazi pa asnjë kriter milintantë, veprime të tilla po bëhen në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Hamza.

Ai tutje hedhi në dyshim përvojën dhe kualifikimet e tyre për këto pozita.

“Këta persona, a e kanë përvojën adekuate apo kualifikimin e duhur për ato pozita? A e dinë ata se çka është qeverisja korporative”, pyeti Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat