Pas mesazheve të forta drejtuar krerëve të LDK-së, vjen reagimi i parë kundër Vjosa Osmanit - veprimtari i LDK-së ka disa fjalë

Aktuale

Pas mesazheve të forta drejtuar krerëve të LDK-së, vjen reagimi i parë kundër Vjosa Osmanit - veprimtari i LDK-së ka disa fjalë

Nga: N. H Më: 7 prill 2020 Në ora: 23:36
Vjosa Osmani

Përmes një shkrimi në Facebook, veprimtari i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Bajraj, ka dhënë disa kritika për kryetaren e Kuvendit në detyrë, Vjosa Osmani.

Bajraj thotë se Osmanit sonte është paraqitur si pronare e LDK-së, dhe jo si anëtare e devotshme e saj.

Sipas veprimtarit, nënkryetarja e LDK-së me këtë intervistë të dhënë për një televizion, ka zhgënjyer partinë e saj.

Ja shkrimi i Bajrajt pa ndërhyrje:

Vjosa Osmani, foli si pronare e LDK-së dhe jo si anëtare e devotshme e saj !

Vjosa !

"Guri i rëndë, pëshon n'vend të vet", thot një maksimë !

Por ti, Vjosa dhe dy tjerë nga GP i LDK-së, kanë zgjedhë të ken fatin e z.Sejdiu, z.Daci, z.Bulliqit, zonjes Edita Tahiri e ca tjerë, apo në rastin ma "t'mirë" të Mimoza Kusarit e cila ndëron "prehërin" politik në çdo cikel të zgjedhjeve.

Ajo (Vjosa Osmani), u shperfaqë e tjetërsuar definitivisht, ngase nuk ishte Vjosa Osmani, ajo të cilën LDK-ja e vuri n'krye të Listes Zgjedhore në Zgjedhjet e fundit Nacionale, pra kandidate për Kryeministre nga radhet e LDK-së !

Vjosa, zhgënjeu !

Vjosa me paraqitjën e saj, sonte zhgenjeu LDK-në, strukturat e saja dhe vet votuesit e LDK-së të cilet i dhanë votën dhe besimin nën akronimin dhe simbolin e LDK-së Dardane, të asaj LDK-je e cila i dha emër Vjosës dhe shumë Rugovistëve tjerë në LDK-në e Ibrahim Rugoves.
Diskursi i saj politik, sonte ishte i puqitshëm me atë të VV-së dhe n'kundershtim të plotë me frymën dhe filozofinë politike të LDK-së, të kultivuar dhe t'promovuar nga kjo e fundit në mbi tri dekada histori.
- Botëkuptimi i Kryeparlamentares Vjosa Osmani, ishte kompatibel me atë të levizjeve populiste, revolucionare dhe jo demokratike, levizje këto të cilat kanë humbë teren dhe arsyeshmeri ekzistence në Europën e bashkuar dhe sidomos në botën e pas përfundimit të luftes së ftohtë që nga rrëzimi i murit të Berlinit.

Vjosa, i shpalli "luftë" LDK-së, strukturave të saja legjitime dhe legale, përfshi këtu edhe lidershipit të saj aktual, duke kërcnuar ato më një betejë elektorale me qytetarët dhe duke anashkaluar gjithë strukturën organizative, udhëheqese dhe drejtuese të saj, si jo legjitime dhe të shkëputur nga Sovrani, logjikë kjo populiste dhe jodemokratike.

Narracioni i Vjosës, identik më atë të LVV-së !

Shpjegimi dhe justifikimi i veprimeve të njënshme dhe arbitrare nga ana e z.Kurti n'raport me LDK-në, ishin jo vetëm identike me ato të LVV-së dhe të liderit të saj, z.Kurti, por shkonin edhe përtej saj, sikur të ishte militante e VV-së dhe jo Nënkryetare e LDK-së dhe Kryeparlamentare nga radhet e LDK-së.
Qëndrimi anti-LDK i saj, sonte e nxori "lakuriq" para opinionit publik, dha nga ky moment, asnjë LDK-istë i vertetë nuk ka më dilemë, se Vjosa Osmani tani e tutje është n'sherbim të LDK-së dhe përmes saj, n'dobi të vendit dhe institucioneve, përkundrazi ; Ajo e bënë luftën brënda "kalasë", për t'a pushtuar atë, ose n'rastin ma t'butë, për t'a dëmtuar LDK-në n'favor të LVV-së.

Vjosa e sheh LDK-në, njësoj sikur Bojken Abazi, Elvis Hoxha e Haki Abazi !

Ajo sonte, "delegjitimoj" gjithë strukturen organizative dhe vendimarrëse të LDK-së, përfshi këtu edhe Kryesinë e LDK-së e cila merr vendime që bijnë ndesh me vullnetin e Sovranit, siq pretendon t'a kualifikoj ajo votën e LDK-së në zgjedhjet e fundit nacionale.

Vjosa kandidate për Kryemnistre, investim i gabuar i LDK-së !

Akademik Isa Mustafa, Kryetar aktual i LDK-së dhe KP i LDK-së dhe Kryesia e LDK-së, duhet t'i japin llogari elektoratit të partisë për faktin e besimit të investuar në Vjosa Osmanin si kandidate për Kryeministre, përkunder faktit se e njëjta kishte dhënë maftë shembuj të rebelimit dhe padegjushmerie në respektimin e qendrimeve dhe vendimeve të LDK-së në momente kruciale.

Vjosës dhe atyre sikur ajo, LDK-ja, kurr më nuk duhet t'iu besoj pozita dhe mandate, ku këta të fundit i tregëtojnë dhe kontrabandojnë për tjerët dhe kundër LDK-së.

Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala, nuk duhet përjashtuar nga LDK-ja, edhe pse ata dolën hapur kunder vendimit të partisë e cila u'a dha besimin që t'mbrojnë interesin partiak n'raport me oponentet politik, dhe intersin nacional-shtetëror të Republikes së Kosoves përmes partisë.
Përjashtimi do ishte trokitje nderë të hapur, dhe do u sherbente ma shumë atyre dhe misionit të tyre anti-LDK.

Vjosa Osmani !

LDK-ja nuk është pronë e jotja, as e Haxhi Avdylit e Ardian Shales, nuk është as e Kryetarit të saj, legjitim e kredibil, akademik Isa Mustafa, pra nuk është pronë e asnjë individi dhe as grupi interesi, por e elektoratit dhe e strukturave të saja organizative e drejtuese të cilat ti nuk respekton.

Besim dhe avansim në struktura t'LDK-së, për të lartpermendurit dhe sojin e tyre hileqar, kurr më !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat