Kraki: Vjosa s’është e pazareve, e pranoi publikisht se e kanë mashtruar

Aktuale

Kraki: Vjosa s’është e pazareve, e pranoi publikisht se e kanë mashtruar

Nga: A.Zh Më: 8 prill 2020 Në ora: 07:40
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të kryeparlamentares dhe nënkryetares së LDK-së Vjosa Osmani.

Kraki ka thënë se Osmani ka treguar se nuk është e pazareve dhe se ajo pranoi publikisht se e kanë mashtruar, përcjell Bota sot.

Sipas tij, argatët e PDK-së brenda LDK-së nuk do të ndalen, por Osmani do t’i rezistojë kohës dhe pazareve.

Postimi i plotë i Krakit:

Sonte PDK brenda LDK-se janë zishem. Me analista, me argatë, me propagandues e me çka kanë, janë në alarm total sepse demaskimi i tyre veç po përshpejtohet.

Para zgjedhjeve kam thënë se Vjosa Osmani po përdorej për mbledhje votash dhe se pas zgjedhjeve klikat e pazareve ne LDK do bëjnë çmos për ta izoluar atë, duke u rikthyer nën PDK.

Çdo fjalë që e kam thënë atëherë e tha Vjosa sonte sepse Vjosa s’është e pazareve dhe e pranoi publikisht se e kanë mashtruar.

Argatët s’do ndalen, e di. Por e vërteta është brutale, ajo i reziston kohës dhe pazareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat