Bilanci i Koronavirusit deri sot në Kosovë

Aktuale

Bilanci i Koronavirusit deri sot në Kosovë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 07:45
Prishtinë

19 raste të reja me Coronavirus, kanë rezultuar dje, në tre grupe testimesh që janë bërë në Kosovë. Bëhet e ditur se, gjithashtu, gjashtë të infektuar tashmë janë shëruar nga pandemia COVID-19.

Në po këtë ditë, është bërë e ditur se janë shëruar edhe 6 të tjerë që ishin të prekur nga ky virus

Por çfarë statistikash ka deri më tani në Kosovë, sa i përket betejës me pandeminë në fjalë?

Në gjithë vendin, që nga 13 Marsi 2020 kur janë shënuar rastet e para, janë prekur 184 persona. Prej tyre 5 kanë vdekur ndërkaq 30 tashmë janë shëruar. Sa i përket komunave, prinë Malisheva me mbi 60.

“Më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30). Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)”, thuhet në komunikatën e IKSHP-së. Sipas IKPSH-së, në vazhdimësi përgjatë 24 orëve, janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

“Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.589 kontakte të rasteve”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat