Dalin rezultatet për Covid19 e 58 pjesëtarve të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës

Aktuale

Dalin rezultatet për Covid19 e 58 pjesëtarve të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës

Më: 8 prill 2020 Në ora: 09:55
Ministri Arben Vitia

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë gjatë të martës ka dalë pozitiv me coronavirus.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se gjendja e këtij zyrtari është stabile.

Po ashtu, 58 kolegë të të infektuarit në Ministrinë e Shëndetësisë janë testuar dhe fatmirësisht kanë dalë negativë.

“Për fat me familjen nuk ka pasur kontakt, ndërsa 58 përfaqësues të departamenteve të ndryshme të Ministrisë së Shëndetit që në një formë kanë pasur kontakt janë testuar por të gjithë kanë dalë negativë dhe kjo për arsye se kanë përdorur mjete mbrojtëse”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat