Lirohet 77-vjeçari, rasti i parë me koronavirus në Kosovë - 49 të tjerë po trajtohen në Infektive

Aktuale

Lirohet 77-vjeçari, rasti i parë me koronavirus në Kosovë - 49 të tjerë po trajtohen në Infektive

Më: 8 prill 2020 Në ora: 11:07
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj- Berisha dhe mjeku Sali Ahmeti

(E plotësuar) - Në Klinikën Infektive në Prishtinë kanë bërë të ditur qe sot do të lirojnë në shtëpi rastin e parë të spitalizuar, 77 vjeçari që ishte pacienti zero me Covid-19.

Drejtoresha e Klinikës Infektive tha se nga pesë infermieret e prekura me këtë infeksion, njëra sot lëshohet në shtëpi e shëruar meqë ka rezultuar negativ në dy analizat e fundit, ndërkohë bëri të ditur që në klinikë po trajtohen 49 pacientë të prekur me Covid19, nëntë prej tyre në gjendje më të rëndë.

Berisha: 49 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Klinikën Infektive

“Në Klinikën Infektive për momentin i kemi 49 pacientë të cilët janë të spitalizuar dhe janë me Covid pozitiv, prej tyre 40 janë në gjendje stabile , 7 janë në oksogjenterapi, dhe 2 janë në ventilim mekanik. Dje rreth prej 19:40 ka përfunduar me vdekje edhe pacienti 56 vjeça r nga Prishtina i cili ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, tha ajo.

Ndërsa për anëtarët e stafit shëndetësor të Klinikës që janë prekur me Covid-19, ajo tha se janë në gjendje stabile dhe një prej tyre lëshohet sot e shëruar në shtëpi.

Berisha: Njëra nga infermieret e infektuara sot lëshohet në shtëpi e shëruar

“Në kuadër të Klinikës Infektive i kemi pesë anëtarë të stafit shëndetësor të klinikës qe janë të infektuar me Covid pozitiv. Për fat të mirë gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dy janë në vetizolim në shtëpi ndërsa tre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, prej tyre njëra në dy analizat e fundit mikrobiologjike ka rezultuar negative dhe pritet të leshohet sot në shtëpi e shëruar”, tha Ajazaj Berisha.

Ajo tha se punëtorët shëndetësorë po i marrim të gjitha masat që mos të ketë të pre kur nga infeksioni.

Ndërsa mjeku Sali Ahmeti bëri të ditur qe sot lirohet pacienti zero.

Ahmeti: Një lajm i mirë është se sot e lirojmë rastin zero

“Një lajm i mirë e i veçantë është se sot e lirojmë rastin zero, rastin e parë të spitalizuar. Një pacient 77 vjeçar i cili ka pasur sëmundje kronike të mëhershme të cilat kanë qenë të trajtuara nga mjekët italianë ku ka qëndruar pacienti. Krahas kësaj ka pasur edhe një infeksion shumë të rëndë me koronavirusin dhe përkundër kësaj falë një angazhimi vetëmohues dhe shumë profesional të stafit të Klinikës Infektive pacienti ka arrit t’i mbijetojë dhe sot në gjendje shumë të mirë kthehet të familja e tij”, tha ai.

Nga data 8 shkurt deri më 7 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-C oV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet).

***

Klinika Infektive ka dhënë detaje rreth gjendjes së pacientëve që janë të shtrirë në këtë klinikë.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj- Berisha dhe mjeku Sali Ahmeti, në një konferencë për media kanë treguar për gjendjen aktuale të pacientë të shtrirë në Infektive, si pasojë e Covid19.

“Në Klinikën Infektive për momentin i kemi 49 pacientë të cilët janë të spitalizuar dhe janë me Covid pozitiv, prej tyre 40 janë në gjendje stabile, 7 janë në oksogjenterapi, dhe 2 janë në respiratorë. Dje rreth orës 19:40 ka përfunduar me vdekje edhe pacient 56 vjeçar nga Prishtina i cili ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, tha ajo.

Image
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj- Berisha dhe mjeku Sali Ahmeti

Mjeku Sali Ahmeti tha se jam i mirë është se sot do të lirohet një pacient 77 vjeçar.

“Sot një lajm i mirë veçantë është që sot e lirojmë rastin zero, rastin e parë të hospitalizuar, një pacient 77 vjeçar i cili ka pasur sëmundje kronike të mëhershme”, tha ai.

Lirohet nga klinika infektive pacienti zero

https://www.youtube.com/watch?v=MvhyjQDTN4Q

Sot nga Klinika Infektive do të lirohet pacienti i parë më infektuar me virusin Korona.

Lajmi është dhënë në një konferencë për media nga mjekët e kësaj klinike.

77 vjeçari nga Vitia ka qenë personi i parë i infektuar me Covid-19, i njëjti sot në gjendje shumë të mirë shëndetësore do t’i kthehet familjes së tij.

Ndryshe mbrëmë janë lajmëruar edhe 19 raste të reja me virusin Korona duke e çuar kështu numrin në 184 të prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat