Çun Lajçi ka një pyetje për Albin Kurtin

Aktuale

Çun Lajçi ka një pyetje për Albin Kurtin

Nga: A.Zh Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:39
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, edhe sot, përmes vargjeve të tij, ka komentuar situatën aktuale politike në vend.

Ai kësaj radhe ka pyetur kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, se kujt duhet t’i adresohet për problemin me Koronavirus, përcjell Bota sot.

“Ty, që s’të mbeti gja n’dorë, a komandantve çua lugat - Që thërrasin 100 euro t’i ipet popullit për kokë”, ka shkruar Lajçi në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Kuj ti adresohem Albin?

Qeveria n’ikje Covidi n'sheshe

Qentë cofin trotuareve se ne n’karantinë

S'ka kushë nji asht m'u dhanë kafshëve t'gjora

Kuj ti adresohem kur vet s'kam adresë

Ty, që s’të mbeti gja n’dorë, a komandantve çua lugat

Që thërrasin 100 euro t’i ipet popullit për kokë

Treqint e pesëdhetë bërtet ky tjetri

Sikur arka qenka thes me dardha kakiçe turke ujce

Që po doni me na ble për vota nesër

Kush po korrë me kapotën e zezë, sqepin e bardhë

Mortaja jo Corona jo Vdekja jo e fshesa fshinë emna tituj data

Ti bahesh sikur s’sheh ata alarmohen sikur erdhën

Na pushtuen serbët alienët

Ne n’birucë presim fjalën e dikujt? E t'kujt? T’askujt

Se ne, kemi Kryeministër n’letër e President pa autoritet

E nji popull që voton e votën e vet se mbron

Pret e s'din ç'pret

Dardani, 08.04.2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat