Veseli falënderon mullisët që po prodhojnë bukë edhe në kohë pandemie - Bota Sot
Veseli falënderon mullisët që po prodhojnë bukë edhe në kohë pandemie

Aktuale

Veseli falënderon mullisët që po prodhojnë bukë edhe në kohë pandemie

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:02
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot mullirin “NTP Vali” në Sllatinë të Fushë Kosovës. Veseli ka falënderuar të gjithë punëtorët që gjatë këtyre ditëve po punojnë në mulli, derisa këta të fundit i quajti heronj të Kosovës.

Ai aty u informua për kapacitet prodhuese të miellit në kohë pandemie.

“Në fakt heronjtë e Kosovës, ku në kohen më të rëndë kur jemi ballafaquar me vet bukën, kanë punuar natë e ditë që asnjë fëmijë i Kosovës, asnjë qytetar i vendit mos të jetë pa bukë. I falënderoj të gjithë mullixhinjtë e Kosovës të cilët me bukën tonë me grurin tonë kanë arritur ta mbajnë situatën në mënyrë të kënaqshme dhe stabile”, tha Veseli.

Veseli tha se në këtë kohë kur po falënderohen të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe ata të Policisë së Kosovës, punë të madhe po bëjnë edhe punëtorët në furra e mullinj, të cilit po punojnë pa pushim.

Ndërsa, pronari i mullirit “Vali”, siguroi se nuk ka mungesë të millit, sipas të cilit edhe nuk ka nevojë për panik.

“Kjo rrethinë nuk ka qenë me mungesë të miellit, dhe për atë jam i sigurt se kanë miell edhe për 2 muaj sot nëpër shtëpia. Por u bë eufori e madhe por ja dolëm edhe kësaj. Sot janë hapur të gjithë kufijtë, po bartet edhe miell edhe grurë, nuk është për panik”, tha Rrahmani.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë ditës vizitoi edhe Komunën e Fushë Kosovës, ku u prit nga kryetari Burim Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat