Qeveria me vendim të ri për përdorimin e telefonave fiks dhe mobilë

Aktuale

Qeveria me vendim të ri për përdorimin e telefonave fiks dhe mobilë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 18:26
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë ka thirr mbledhjen korresponduese, (mbledhja elektronike), e 23-ta me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar vendime nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë.

Vendimi i parë që ka marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme ka qenë Vendimi për përdorimin e telefonave (fiks dhe mobil) në Qeverinë e Republikës së Kosovës .

“Vendimi synon të racionalizojë shpenzimet e parasë publike për përdorimin e telefonave në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim shfuqizohet Vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 22.01.2008, si dhe pezullohen nenet ( 2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8 ) të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2008 për përdorimin e telefonave (fiks dhe mobil) në Qeverinë e Kosovës. Vendimi përcakton zyrtarët përfitues të telefonisë mob ile dhe shumat e aprovuara që do të mbulohen nga buxheti. Gjithashtu vendimi përcakton edhe të drejtën dhe shumën e lejuar të harxhimeve edhe në telefonin fikse në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat