Nga partia e Kadri Veselit flasin për një koalicion me Vetëvendosjen - ky është kushti i tyre kryesor për partinë e Albin Kurtit

Aktuale

Nga partia e Kadri Veselit flasin për një koalicion me Vetëvendosjen - ky është kushti i tyre kryesor për partinë e Albin Kurtit

Më: 8 prill 2020 Në ora: 19:41
Bujar Cakolli

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli thotë se në të ardhmen mund të ndodhë një koalicion mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, por kjo nuk duhet të ndodhë pa u larguar struktura aktuale udhëheqëse e Vetëvendosjes, e cila sipas tij, ka mohuar shtetin e Kosovës.

Ai shkruan në FB:

Pse jo, në të ardhmen edhe mund të ndodhë një koalicion PDK – VV. PDK – asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe për partitë politike shqiptare

Por ky koalicion duhet të ndodhë vetëm atëherë kur nga udhëheqja e VV-së të jetë larguar struktura e tanishme drejtuese, cila në vazhdimësi e ka mohuar shtetin e Kosovës dhe ka djegur e shkatërruar institucionet shtetërore.

Por, kushti i parë dhe kryesor, konsideroj se duhet të jetë lirimi i VV-së nga antiamerikanizmi.

PDK s’mund të ndërtojë koalicion me një parti e cila drejtohet nga njerëz që Amerikën e konsiderojnë kundërshtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat