​Limaj tregon kush duhet ta udhëheqë dialogun me Serbinë

Aktuale

​Limaj tregon kush duhet ta udhëheqë dialogun me Serbinë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 22:16
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj ka folur rreth procesit të dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë Kosova ka nevojë për një grup të unitetit në procesin e dialogut me palën serbe.

I pyetur nëse ky proces duhet të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi, apo kryeministri në detyrë Albin Kurti, i pari i Nisma tha se dialogu duhet të udhëhiqet nga institucionet.

Limaj ka thënë se Kurti nuk është dashur të deklarojë se ka një marrëveshje të keqe në Shtëpinë e Bardhë dhe për të njëjtën çështje të thotë se ‘nuk e ka parë’.

“Një kryeministër i shqetësuar është dashur të shkojë atje (në Uashington). Më mirë është për të shkuar për të parë një marrëveshje që s’të pëlqen dhe të japësh dorëheqje”, ka thënë Limaj, duke folur rreth asaj nëse ka protagonizëm ndërmjet Thaçit dhe Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat