Qeveria e ardhshme gjithëpërfshirëse ose LDK, Nisma dhe AAK

Aktuale

Qeveria e ardhshme gjithëpërfshirëse ose LDK, Nisma dhe AAK

Më: 8 prill 2020 Në ora: 22:32
Foto

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nëse i jepet mandati Lidhjes Demokratike të Kosovës, prioritet është një qeveri gjithëpërfshirëse. Por, nuk përjashtohet mundësia të bëhet edhe një qeveri me Nismën, Alealncën për Ardhmërinë e Kosovës dhe minoritetet.

“Ne kemi deklaruar si subjekt që në rast se na jepet mandati, ne do të jemi të gatshëm ta marrin mandatin dhe ta formojmë qeverinë. Ashtu sic ka thënë edhe kryetari Mustafa, dëshirë e jona është që të kemi një qeveri gjithëpërfshirëse”, është shprehur Veliu.

Tutje, ai nuk e përjashtoi mundësinë e një qeverië mes LDK’së, Nismës, AAK’së dhe minoriteteve.

“Por, nëse qeveria gjithëpërfshirëse nuk arrihet, atëherë qëndrimi i dytë do të ishte që ne ta marrim mandatin dhe ta formojmë qeverinë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën dhe minoritetet”, shtoi Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat