“Nëse del Vjosa Osmani nga LDK, humb ajo, e jo LDK”

Aktuale

“Nëse del Vjosa Osmani nga LDK, humb ajo, e jo LDK”

Më: 9 prill 2020 Në ora: 00:08
Vjosa Osmani

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar në lidhje me përplasjen ndërmjet nënkryetarëve të kësaj partie, Vjosa Osmani e Agim Veliu.

Ajo ka theksuar se nëse del nga LDK, atëherë më shumë humb Vjosa Osmani.

”Nëse del Vjosa Osmani nga LDK, humb ajo e jo LDK”, tha ajo.

Sipas saj, më mirë do të ishte që ajo të jetë në LDK, por shumë kanë ikur nga partia dhe ata kanë humbur.

Ajo ka theksuar se LDK nuk është as e Hashim Thaçit e as e Albin Kurtit.

Ndryshe, Osmani para pak minutash ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

“Vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të Coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm. Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Dojadalim ??.“, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat