Haradinaj: Më 9 prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet

Aktuale

Haradinaj: Më 9 prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet

Më: 9 prill 2020 Në ora: 10:00
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se më 9 prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik Kushtetutën e saj.Me këtë rast ai i ka uruar të gjithë qytetaret dhe institucionet e vendit.

“Duke uruar të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit, kujtojmë sakrificat e popullit të Kosovës ndër dekada për të pasur dokumentin më kulmor të lirisë, shtetësisë, demokracisë dhe integritetit territorial. Ky bazament ligjor ka garantuar lirinë tonë dhe funksionimin e demokracisë, andaj mbështetja në normat e saj është siguria më e madhe për të gjithë ne”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Më 9 prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik Kushtetutën e saj. Duke uruar të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit, kujtojmë sakrificat e popullit të Kosovës ndër dekada për të pasur dokumentin më kulmor të lirisë, shtetësisë, demokracisë dhe integritetit territorial. Ky bazament ligjor ka garantuar lirinë tonë dhe funksionimin e demokracisë, andaj mbështetja në normat e saj është siguria më e madhe për të gjithë ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat