​Limaj përkujton dëshmorët e brigadës “Agim Ramadani”

Aktuale

​Limaj përkujton dëshmorët e brigadës “Agim Ramadani”

Më: 9 prill 2020 Në ora: 12:55
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka përkujtuar sot dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të rënë në një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Betejën e Koshares.

Ai ka thënë se Beteja e Koshares kulmoi me thyerjen e kufirit, i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve.

“Kjo betejë i hapi rrugë furnizimit më të lehtë me armatim UÇK-së. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të Kombit”, shkruan Limaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat