Dita e Kushtetutës, numërohen shkeljet dhe kërkohet ndryshimi i saj

Aktuale

Dita e Kushtetutës, numërohen shkeljet dhe kërkohet ndryshimi i saj

Më: 9 prill 2020 Në ora: 13:56
Ilustrim

12 vjet më parë, me një dokument të rëndësishëm shtetëror iu dha fund statusit ligjor paraprak të Kosovës që ishte nën administrimin e UNMIK-ut. Hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës e cila në nenin e parë qartëson që Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Sot, në Ditën e Kushtetutës, njohës dhe hartues të saj thonë se ajo është shkelur shumë herë dhe se e njëjta ka nevojë për ndryshime meqë është e mangët.

Në vitin 2008 nisi një tjetër epokë për shtetin më të ri në Evropë. Në shkurt të atij viti Kosova e shpalli Pavarësinë, dhe dy muaj më vonë në Kuvendin e Kosovës u ratifikua Kushtetuta e cila pastaj hyri në fuqi në qershor të atij viti.

Por, në këto 12 vjet, u pa një rrugë e vështirë në implementimin e saj.

Ajo nuk u respektua shumë herë nga instituc ionet shtetërore edhe nga ata që ishin në krye të tyre.

Profesori Riza Smaka, që ishte pjesë komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, në një intervistë për kp, thotë se mosrespektimi i saj nisi menjëherë nga vet njerëzit e ligjit.

Image
Profesori Riza Smaka

Smaka: 10 vjet më parë, Kushtetuta është shkelur kur janë zgjedhur gjykatësit e Kushtetueses

“Kushtetuta nuk është përfillë deri në ditët e sotme në nivelin që është dashur dhe ka mundur të përfillet, se nuk është fjala për idealizëm, por për realizëm. Një shembull, nga fillimi, kur kanë qenë zgjedhur katër gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, 2010-2011, asnjë prej tyre nuk i ka plotësuar kërkesat e konkursit sipas ligjit për Gjykatën Kushtetutare”, thekson ai.

Ai thotë se akti më i lartë juridik shkelet nga politikanët dhe drejtuesit e institucioneve.

Smaka: Kushtetutën e shk elin titullarët e funksioneve politike shtetërore

“Kushtetutën zakonisht e shkelin titullarët e funksioneve politike shtetërore dhe institucionet shtetërore. Të marrim Gjykatën Kushtetuese, që e ka mision themelor interpretimin e drejtë dhe të saktë objektiv, real, të dispozitave kushtetutare kontestimore në rastin e caktuar. Shpeshherë ka dhënë opinione që nuk ishin konform me Kushtetutën por me interesat e politikave ditore. Po e zëmë, kur ishte rasti PAN, zgjedhja e qeverisë, kryeministrit e të tjerë, më pastaj, kërkesat politike e kanë ndryshuar opinionin, që nuk është në rregull, është shkelje e Kushtetutës, ose ka dispozita të Kushtetutës që e shkaktojnë shkeljen e Kushtetutës”, thotë Smaka.

Smaka thotë se Kushtetuta e Kosovës ka nevojë për ndryshim, duke përmendur këtu mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit ku ky institucion nuk mund të konsti tuohet pa zgjedhjen e drejtuesit të tij, e sipas Smakës në këtë pikë duhet plotësuar.

Smaka thotë se komisioni ka qenë numerik me kompetentë dhe me pjesëmarrje të ndërkombëtarëve.

Smaka: Në hartimin e Kushtetutës ndërkombëtarët kanë pasur mision inkorporimin e Planin të Ahtisarit

“Ndërkombëtarët e kanë pasur misionin që Plani i Ahtisarit të inkorporohet, jo si tekst, por në formë të Kushtetutës por ajo përmbajtje, ajo ka qenë çështja si me thënë ‘cut and paste’, ndërsa të tjerat kanë qenë për diskutim”, tregon Smaka.

Gjithashtu të çështja e qeverisë në detyrë, Smaka thotë se në situatën aktuale në të cilën gjendet vendi, me një qeveri të rrëzuar por në detyrë, duhet specifikuar që e njëjta mund të kryejë të gjitha punët deri në ardhjen e qeverisë së re.

Siç thotë ai, kjo nuk është në qeveri në dorëheqje, dhe shteti nuk mundet pa qeveri, andaj do të duhej të ushtronte të gjitha funksionet e qeverisë deri në momentin që zgjidhet një tjetër.

Smaka: Qeveria në detyrë ka të drejtë çdo gjë deri në zgjedhje ne qeverisë së re

“Çdo gjë ka të drejtë përderisa nuk është e ndaluar shprehimisht, eksplicite me dispozitë ligjore, nuk është e ndalur”, thotë Smaka.

Smaka, që ishte një prej hartuesve të kësaj Kushtetute, thotë se në situatën në të cilën gjendet vendi, pas votimit të mocionit të mosbesimit, është shumë e nevojshme që në Kushtetutë të ishte e përcaktuar qartë mënyra e veprimit për zgjedhjen e qeverisë së re.

Ditë më parë, presidenti i vendit i kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje emrin e kandidatit për mandatar për kryeministër të ri të Kosovës, por që nuk përcaktohen afate se kur do të duhej të kthehej përgjigja e partisë fitue se në presidencë.

Smaka: Do të duhej të parashiheshin më shumë mundësi për zgjedhje të qeverisë

“Por çfarë ndodh nëse nuk i merr votat, nuk ka dispozitë tjetër, këtu është vetëm një etapë, do të duhej shtuar atje që në këtë rast aplikohet dispozita neni 95, paragrafi 1, 2, 3, 4, që shkohet edhe në zgjedhjen e dytë, mos të krijohet situatë që duhet të shpallen menjëherë zgjedhjet sepse kushtojnë, pastaj shkaktohet ndër të tjera edhe ngopja e qytetarëve, e votuesve, bie fjalë ne nuk dalim të votojmë dhe krijohet problem”, thotë Smaka.

Njohës të Kushtetutës së Kosovës në vazhdimësi kanë deklaruar se e njëjta nuk është respektuar në shumë raste që nga hyrja në fuqi e saj.

Këtu janë përmendur liderët e partive politike dhe deputetë të Kuvendit që kanë marrë vendime jo kushtetutese, presidentë që kanë dhënë dorëheqje për shkak të shkeljes së Kushtetutës, konstatim ky i Gjykatës Kushtetuese në kohën e Fatmir Sejdiut dhe Behgjet Pacollit, dhe rastet kur në veri të vendit komuniteti serb nuk e ka zbatuar Kushtetutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat