​Policia jep detaje për vrasjen e rëndë në Rahovec

Aktuale

​Policia jep detaje për vrasjen e rëndë në Rahovec

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth ngjarjes së rëndë në Rahovec, ku një person ka vrarë dhe djegur vëllain.

Personi i arrestuar me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor.

Kjo është komunikata e plotë e PK-së:

Me datë 27.02.2020 ne ora 14:10 në stacionin policor ne Rahovec është raportuar një rast person i zhdukur.

Ankuesja femër / kosovare/ shqiptar ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull / kosovar / shqiptar i moshës 64 vjeçar ishte zhdukur që nga data 11.02.2020.

Rasti fillimisht është iniciuar në stacionin policor në Rahovec ndërsa për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë, rasti ka kaluar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë me datë 13.03.2020.

Pas një pune intensive operative hetimore hetuesit rajonal në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin e çështjes k anë arritur të ndriçojnë rrethanat e rastit, kanë identifikuar personin e dyshuar G . K, mashkull / kosovar/ shqiptar i lindur në vitin 1961, si kryes i mundshëm i veprës penale ,,Vrasje e rëndë”.

Sot me datë 09.04.2020 është arrestuar personi në fjalë i cili është familjar i viktimës. Trupi i pajetë dyshohet se është djegur nga i dyshuari, policia ka gjetur vetëm disa mbetje në vendin e ngjarjes.

Poashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave të cilat dyshohet se i dyshuari i ka përvetësuar nga viktima pas kryerjes së veprës, poashtu nga i dyshuari janë konfiskuar edhe dy armë të mbajtura pa leje dhe municion të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Personi i arrestuar me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat