Kështu e uron Vjosa Osmani, Ditën e Kushtetutës

Aktuale

Kështu e uron Vjosa Osmani, Ditën e Kushtetutës

Nga: A.SH Më: 9 prill 2020 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Në Ditën e Kushtetutës, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ky akt juridik e politik i vendit tonë fillon me fjalët, “ne populli i Kosovës” .

Ajo më tej, ka vazhduar duke thënë se ajo ka parimet themelore duke konfirmuar që “Sovraniteti buron nga populli dhe i takon popullit…”

Postimi në Facebook:

Në këtë përvjetor të Kushtetutës, e çdo ditë tjetër, ta mbajmë në mend, se ky akt juridik e politik i vendit tonë fillon me fjalët:

“Ne, populli I Kosovës…”

Vazhdon më tej tek parimet themelore duke konfirmuar që “Sovraniteti buron nga populli dhe i takon popullit…”

Dhe për t’u spjeguar si vijon në Komentarin e Kushtetutës: “Pacenueshmëria e sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës, nënkupton se asnjë organ tjetër shtetëror, organizatë politike, grup dhe as individ, nuk mund të përvetësojë, pra, të cenojë apo shkelë sovranitetin e popullsisë (qytetarëve), as të vendosë pushtetin kundër vullnetit të shprehur lirshëm të qytetarëve”

Urime 9 prilli – Dita e Kushtetutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat