Nitaj: Dialogun duhet ta drejtojë një qeveri e votuar, jo një e shkarkuar

Aktuale

Nitaj: Dialogun duhet ta drejtojë një qeveri e votuar, jo një e shkarkuar

Më: 9 prill 2020 Në ora: 17:28
Muharrem Nitaj

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj tha se Albin Kurti është kryeministër i shkarkuar dhe nuk ka mandate të jetë nismëtar i krijimit të ekipeve për dialog.

Ai thotë se, kjo i takon një qeverie të re, e cila duhet të jetë e votuar në Kuvend dhe ta ketë mandatin e plotë.

Postimi i plotë:

Qendrimi i AAK-se per dialogun ka qene i qarte tash e sa kohe. Dialogu nuk eshte nje proces qe i takon nje partie politike, por ne te duhet te jene te perfshire te gjithe. Deri ketu jemi ne rregull.
Por Albin Kurti eshte kryeminister i shkarkuar dhe nuk besojme se ai ka mandat te jete nismetar i krijimit te ekipeve per dialog. Kjo i takon nje qeverie te re, e cila duhet te jete e votuar ne Kuvend dhe ta kete mandatin e plote.
Ne nuk mund te paragjykojme sot per qeverine e re, por pavaresisht se kush do te jete ne krye te saj, ne do t’i japim mbeshtetjen tone dhe do ta ofrojme kontributin tone, qofte edhe si pjesemarrje ne krijimin si e nje konsenzusi nacional per dialogun.
Ne Kosove ka ndodhur shkarkimi i Qeverise dhe nuk mund te sillemi sikur s’ka ndodhur asgje.

Dialogun duhet ta drejtoje nje qeveri e votuar e jo nje qeveri e shkarkuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat