“Pse ka frikë Arban Abrashi nga zgjedhjet?”

Aktuale

“Pse ka frikë Arban Abrashi nga zgjedhjet?”

Nga: D.RR Më: 9 prill 2020 Në ora: 18:40
Arban Abrashi

Askush më mirë se z. Abrashi nuk e kupton situatën kur të gjithë bëhen bashkë kundër Vetëvendosjes.

Kështu ka shkruar deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, i cili thotë se Abrashi i LDK-së po ka frikë nga zgjedhjet.

Rrahmani ia kujton Abrashit bashkimin e LDK-PDK-AAK-NISMA në zgjedhjet lokale të 2017 në Prishtinë, ku në fund sërish fitoi Vetëvendosja.

Image
Eman Rrahmani

Postimi i plotë:

Përse ka frikë Arban Abrashi nga zgjedhjet?!

Askush më mirë se z. Abrashi nuk e kupton situatën kur të gjithë bëhen bashkë kundër VETËVENDOSJE!s. Abrashi në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Komunën e Prishtinës arriti ti bëjë bashkë LDK-në, PDK-në, AAK-në, NSMA-në, LISTËN SERBE, etj. Përkundër kësaj të gjithë bashkë humbën, VETËVENDOSJE! fitoi Prishtinën. Duke qenë i mirë informuar për situatën e krijuar pas mocionit të rrëzimit të qeverisë Kurti, natyrisht që z. Abrashi është i frikësuar dhe secilën deklaratë të tij e fillon që në Kosovë nuk duhet të ketë zgjedhje.

Z.Abrashi ju e tradhëtuat kauzën me të cilën keni kërkuar vota. Populli ynë shpeshherë i tradhtuar nga klasa e vjetër politike nuk do ta harrojë këtë gjë, e ju do të ndëshkoheni keq nga votuesit tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat